Një sulmues kolumbian për Inzaghin, Tare arrin akordin me agjentin e tij

schedule10:21 - 16 Maj, 2020

schedule 10:21 - 16 Maj, 2020

Lazio po kërkon prej kohësh për një sulmues dhe puna e Igli Tares është përqendruar te Luis Suarez. Nuk bëhet fjalë për goleadorin e Barcelonës, por për 22-vjeçarin e Real Saragoza. Lojtari kolumbian ka shënuar 17 gola këtë sezon me skuadrën që renditet e dyta në divizionin e dytë të futbollit iberik.

Gazzetta dello Sport raporton se klubi italian ka arritur një akord me agjentin e sulmuesit. Suarez e pret një kontratë 5-vjeçare me një rrogë prej 1.5 milion eurosh në sezon. Tani duhet arritur marrëveshja me Watford, që zotëron kartonin e lojtarit.

Lazio ka gati 15 milion euro për klubin anglez, shumë që mund të mos mjaftojë duke patur parasysh konkurrencën e madhe që ekziston në lidhje me qendërsulmuesin. Gjithsesi, bardhekaltrit ndodhen në avantazh pas akordit paraprak me vetë lojtarin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!