Tani nuk ka më dyshime: Joaquin Correa ka kërkuar largimin nga Lazio, dhe po pret me padurim të bashkohet sërish me Simone Inzaghin, tashmë te kampionët e Interit.
Drejtori sportiv i klubit kryeqytetas, Igli Tare pranon se sulmuesi argjentinas do të largohet, teksa ai po negocion për ta shitur 27-vjeçarin argjentinas te klubi zikaltër.
“Correa dëshiron të largohet nga Lazio, ai preferon të vijojë karrierën diku tjetër. Po negociojmë me Interin, të shohim se çfarë do të ndodhë në orët e ardhshme. Tani gjithçka varet nga zikaltrit, pasi lojtari nuk do të largohet nga Italia.
Ai që qëndron te Lazio duhet të jetë i lumtur. E respektojmë Correan, pasi është një djalë që është sjellë gjithmonë shumë mirë. Duhet të kemi durim, së shpejti do të zgjidhet gjithçka”, deklaroi drejtori sportiv i bardhekaltërve. /abcnews.al