Një shtetas francez ka vdekur dhe 24 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi në Bejrut

schedule14:02 - 6 Gusht, 2020

schedule 14:02 - 6 Gusht, 2020

Një shtetas francez ka vdekur në shpërthimin e Bejrutit dhe 24 të tjerë u plagosën, njoftoi Ministria e Jashtme e Francës. Arkitekti francez Jean-Marc Bonfils mbeti i vdekur në shpërthim, tha Jean-Baptiste Lemoyne për radion France Inter, raporton CNN.

Midis 24 personave të tjerë, tre kanë pësuar lëndime të rënda, shtoi Lemoyne.

Rreth 25 mijë qytetarë francezë jetojnë në Liban. Theksojmë se sipas raporteve  kanë ndërruar jetë 137 persona dhe janë lënduar rreth pesë mijë persona pas një shpërthimi të fuqishëm në portin detar të kryeqytetit libanez.

Autoritetet libaneze kanë nisur hetimet rreth ngjarjes tragjike teksa thuhet se disa lende plasëse të konfiskuara kanë shkaktuar shpërthimin në Bejrut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!