Një shtëpi u përfshi nga flakët në Rrilë të Lezhës. Vdes i moshuari

schedule12:49 - 25 Tetor, 2017

schedule 12:49 - 25 Tetor, 2017


Një i moshuar ka humbur jetën brenda në shtëpinë e tij që u përfshi nga flakët. Nuk dihen ende rrethanat nga se është shkaktuar zjarri në fshatin Rrilë të Lezhës. Megjithë ndërhyrjen e zjarrfikseve, nuk është shmangur dot vdekja e të moshuarit 85 vjeçar i cili qëndronte i vetëm në dhomë. Policia po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.