Një Shqipëri inferiore/ Kombëtarja më dobët se rivalët në Ligën e Kombeve, “Kuqezinjtë” shumë më pak gjuajtje se kundërshtarët

schedule17:16 - 20 Nëntor, 2024

schedule 17:16 - 20 Nëntor, 2024

Një edicion jo për t’u harruar, por për t’u analizuar mirë.

Kombëtarja shqiptare nuk arriti dot të imponohej ndaj kundërshtarëve në grupin e Ligës së Kombeve, dhe ishte inferiore ndaj Çekisë, Ukrainës e Gjeorgjisë.

Thuajse në çdo ndeshje, ekipi I drejtuar nga trajneri Silvinjo e mbajti më pak topin, dhe mesatarja ishte 43.8 për qind.

Nuk është më e keqja e mundshme, por gjithsesi vetëm këtë herë kundër Ukrainës në “Arenën Kombëtare” arritëm në 55 për qind.

Sfida tjetër  ku ishim më pranë ekuilibrit ishte ajo në Gjeorgji kur fituam 1-0 dhe e zotëruam topin 49 për qind.

Më keq me gjuajtjet.

Kombëtarja realizoi gjithsej 49 goditje në gjashtë ndeshje, me mesatare 8 për çdo sfidë, ndërsa pranoi 70 nga kundërshtari.

Pra, gati 40 për qind më shumë.

Edhe më poshtë ishim me saktësinë, me gjetjen e kuadratit të portës, pasi ia dolëm 15 herë, pra dy herë e gjysmë në çdo sfidë, ndërsa kundërshtari e gjeti portën e Strakohës 24 herë, që do të thotë 1.6 herë më shumë.

Me statistika të tilla vështirë të arrihej më shumë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!