“Një shkëndijë në errësirë” ishte koncerti i veçantë që u mbajt Amfiteatrin e Tiranës pak ditë më parë me interpretime nga fëmijë me çrregullime së spektrit autik po jo vetëm. Mëngjesin e kësaj të hëne ishin të ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” drejtorja e Klubit Kombëtar të prindërve me Fëmijë të Spektrit Autik, Eglantina Bajrami teksa rrëfeu detaje nga ky koncert që zhvillohet për të dytin vit rradhazi, pjesë e të cilit ishin dhe diplomatë të huaj.
Ndërkaq, studenti Nikolaos Dylgjeri i cili ishte gjithashtu pjesëmarrës në koncert, dhuroi një performancë të këndshme në studio teksa interpretoi me kitarë këngën “Believer” nga Imagine Dragons.
“Përfaqësuesit nga Kosova përveçse nga nderuan me ardhjen e tyre, kemi nënshkruar marrëveshjen e parë të bashkëpunimit me shkollën Herbert të Kosovës për shkëmbim eksperiencash dhe për punë dhe pse jo ta çojmë rajonale për të ndërgjegjësuar shoqërinë në të gjithë Ballkanin. Sollën dhe një dhuratë, simbolin e Kosovës, është dhurata e parë që i bëhet klubit kombëtar dhe dhurata e parë në tavolinë.”, tha Bajrami. /abcnews.al

