Detaje të reja janë raportuar nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Beratit , ku atë e bir humbën jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga zjarri.
Sipas ekspertizës së policisë shkak i rënies së zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike e cila rezultoi me pasoja fatale për Jovan Vangjelin dhe të birin e tij Mateo Vangjeli.
Gjithashtu mësohet se banesa ku ishin viktimat është shkrumbuar totalisht, ndërsa zjarri ka djegur pjesërisht edhe dy banesa të tjera.
Sakaq ditën e sotme dy viktimat at e bir, Jovan dhe Mateo Vangjeli, përkatësisht 61 dhe 36 vjeç janë përcjellë për në banesën e fundit.
/abcnews.al/