Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një shfaqje aspak dinjitoze në 60-vjetorin e Cirkut Kombëtar, indinjatë mes artistësh: Ceremoni sa për t’u kryer

schedule16:55 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 16:55 - 12 Dhjetor, 2019

60-vjetori i Cirkut Kombetar u festua përmes një shfaqjeje aspak dinjitoze. Kjo ceremoni e varfër dhe me mungesë të personaliteteve nuk u mirëprit as nga vetë artistët.

Verdi Take, në një intervistë për “Abc News”, vë në dukje mungesen e protagonisteve, në përvjetorin e 60 të Cirkut, ku mungonte çdo shenjë feste.

Përmes një cermonie të varfër dhe me një organizim që lë shumë për të dëshiruar ,  një skenë, pa dekor, dhe vetëm kur moderatoret fillojnë të flasin, kupton që je në festën e  60-vjetorit të cirkut kombetar. E  vetmja shenjë festive ,ishte nje leter  ngjitëse e vënë në  vend të spilave të xhaketës , artistëve dhe te ftuarve tek tuk.

Drejtori i pergjithshem i zhvillimit te politikave të kulturës pranë ministrisë së Kulturës Xhet  Ndoj ishte shoë meni i kësaj ceremonie, ku edhe motivacionet  e nderimit, të artistëve lexoheshin përmes një cope letre të zhubrosur

Kjo ndjesi varfanjake  shqetësoi edhe  regjisorin e filmit Verdi Take.

Disa muaj më parë kryetari i shoqatës së cirkut Juljan Kazazi   deklaroi për abc neës neglizhencën  dhe “Nuk është bërë një mbledhje bordi nga titullari, të cilët do miratojë mbrëmjen gala”, thotë ai.

Përshpejtimi dhe realizimi i dokumentarit në kohë rekord e thote edhe Verdi Take, sa per te mos djegur fondet

Të shikoni materialet dhe sekuenca që janë filmuar këtu e 50-60 vite përpara, mezi i kemi gjetur. Kj u bë me urgjencë dhe një nga urgjencat ishte duhet të likuidojmë faturat se ka dalë një urdhër deri në datë 13 digjen. Unë i thashë flas në emër të grupi, unë jam edhe regjisori edhe skenaristi i filmit. Uni i pari nuk i dua paratë, të paktën bëni një punë që duhet bërë”, shprehet Take.

Megjithate  artistja  e njohur  dhe bashkëshortja e  të shquarit Skënder  Sallku  Vitorja  në këtë përvjetor la të shkruar dëshminë e 6 dekadave të artisteve përmes një libri.

Unë e kam shkruar atë libër me paison se është pjesë e shpirtit tonë se artisti i cirkut çdo natë rrezikon jetën”.

Një festë e tillë kërkonte të pakten më  shume dinjitet për artistët që shkruan  me sakrifica historinë e Cirkut Kombëtar. 54 artistë u dekoruan në këtë 60-vjetor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!