Një serb te Kosova U19, Krasniqi: S’na intereson kombësia, është talent

schedule13:55 - 29 Janar, 2020

schedule 13:55 - 29 Janar, 2020

Kosova U19 është grumbulluar ditën e sotme dhe Ramiz Krasniqi ka publikuar listën e 24 futbollistëve të ftuar, që do të stërviten sot dhe nesër në stadiumin “2 Korriku” të Prishtinës. Trajneri i përfaqësueses dardane i ka befasuar të gjithë duke ftuar edhe një lojtar serb. Ilije Ivic vjen nga Graçanica, është vetëm 17 vjeç, aktivizohet në rolin e mbrojtësit dhe është pjesë e Flamurtarit të Prishtinës.

Të ju tregoj diçka sinqerisht, ne nuk na intereson kombësia, por a është futbollist i mirë. Ai është një futbollist jashtëzakonisht i mirë. Ilic e ka gjatësinë e konsiderueshme për pozitën që luan. Por, me lejen tonë ai ka shkuar me skuadrën e parë të Flamurtarit, që po zhvillon përgatitjet dimërore në Antalia të Turqisë. Ai do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës në vazhdim. E kam përcjellur shumë dhe ai është një futbollist jashtëzakonisht i mirë”, thekson Krasniqi në një prononcim për Zëri.info.

Lista e plotë: Artim Kutleshi, Alket Bajrami, Granit Shabani, Festim Haxhiu (Llapi), Andi Salihu, Valon Pllana, Redon Syla (Prishtina), Diar Halili, Lorik Rexhepi, Ledon Krasniqi (2 Korriku), Marin Reka, Diart Geci, Granit Latifi (SHF Kurda), Art Sherifi, Jon Shehu (SHF Besëlidhja), Dren Nura, Ilija Iviq (Flamurtari), Edvin Qeshko, Fatjon Bunjaku (SHF Lushta), Selim Halabaku, Fatlum Leka (Gjilani), Januz Miftari, Ardian Hasani (Trepça ’89) dhe Leonard Bllacaku (Kosova P). /abcnews.al

 

Ramiz Krasniqi, trajneri i Kosovës U19

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!