Çdo vit, miliona njerëz vendosin të ushtrohen dhe të përmirësojnë gjendjen e tyre fizike. Dhe ata që ngulmojnë në të, jo vetëm kanë shëndet më të mirë, por janë edhe me humor më të mirë. Të qenit aktiv bëhet edhe më i rëndësishëm me kalimin e moshës.
Megjithatë, studiuesit tani duan të vërtetojnë nëse shafrani i Indisë me të vërtetë mund të ketë një efekt të ngjashëm në trup si ushtrimet, gjë që do të ishte një informacion veçanërisht i rëndësishëm për ata që për ndonjë arsye nuk mund të ushtrohen.
Çfarë efekti ka shafrani i Indisë në trupin tonë?
Rezultatet e studimit janë veçanërisht inkurajuese për gratë që kanë filluar të përjetojnë probleme që vijnë me moshën ose që sapo kanë hyrë në menopauzë. Studimi i publikuar në revistën “Nutrition Research” ka ardhur në një përfundim befasues.
Konsumimi i shafranit të Indisë mund të jetë po aq efektiv për shëndetin e zemrës sa edhe aktiviteti fizik. Ndryshime pozitive kardiovaskulare dhe më pak vdekje qelizore u vunë re te pjesëmarrësit (përfshirë 32 gra) që konsumuan kurkumin gjatë studimit.
Ata zbuluan se polifenoli që përmban shafrani i Indisë ka një efekt pozitiv në enët e gjakut, i cili është i ngjashëm me efektin e një ore stërvitje aerobike. Rezultatet e para ishin të dukshme pas vetëm tetë javësh.
“Ky studim tregoi se konsumimi i rregullt i kurkuminës ose ushtrimet e rregullta aerobike mund të përmirësojnë ndjeshëm funksionin e endotelit”, përfundojnë shkencëtarët. Ky zbulim sugjeron që kurkumina mund të parandalojë rënien e funksionit endotelial të lidhur me moshën tek gratë pas menopauzës. /abcnews.al