Një rumun zyrtarisht kuqezi, Milani prezanton afrimin e fundit

schedule12:43 - 12 Shtator, 2020

schedule 12:43 - 12 Shtator, 2020

Ciprian Tatarusanu është lojtari më i ri i Milanit. Lyon zyrtarizoi gjithçka mbrëmjen e kaluar, ndërsa pak minuta më parë kanë bërë të njëjtën gjë edhe kuqezinjtë në Twitter.

Portieri 34-vjeçar ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin italian, që pagoi 500 mijë euro në arkat e klubit francez.

Rumuni (68 ndeshje me kombëtaren) vjen si portier i dytë i ekipit italian, duke qenë zëvendësuesi i Gigio Donnarummës.

Tatarusanu është një emër i njohur në Serie A, pasi për tre sezone (2014-2017) ka mbrojtur portën e Fiorentinës, teksa është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Pioli. /abcnews.al