Katër shtëpiake dhe një burrë ishin rekrutuar prej vitesh nga Irani për të spiunuar në këmbim të mijëra dollarëve. Detyra e tyre ishte të fotografonin vende të rëndësishme strategjike të Izraelit, si dhe të jepnin informacione të detajuara për masat e sigurisë në zona të ndryshme të vendit.
Spiunët fillimisht u rekrutuan në Facebook dhe më pas bisedat vijonin në Whatss App. Një prej grave ka spiunuar për vite të tëra dhe ndër fotografitë e dorëzuara ishin dhe disa të ambasadës amerikane në Tel Aviv.
Kjo ngjarje ka shkaktuar debate në vend dhe kryeministri Bennet denoncoi përpjekjet e panumërta të rojeve revolucionare iraniane për të spiunuar vendin. Mediat iraniane konfirmojnë se të pesë personat janë të gjithë hebrenj të emigruar nga Irani.
/abcnews.al