Bayern Munchen vuajti shumë ditën e djeshme ndaj Hertha Berlin, por ia doli të fitonte 4-3 në minutat shtesë. Pokeri fantastik i Robert Lewandowskit i dhuroi tre pikët e radhës kampionëve të Gjermanisë, teksa trajneri Hans-Dieter Flick foli rreth gjendjes jo optimale të skuadrës së tij.
“Nuk është aspak e thjeshtë që lojtarët të jenë në 100% të formës së tyre në këtë periudhë. Gjithsesi, mentaliteti i këtij Bajerni është top. Komplimente Herthas, edhe pse ne e kemi të qartë që nuk luajtëm si duhet të luajë Bayerni.
Lewandowski? Robert është një goleador i shkëlqyer. Për mua ka rëndësi të madhe fakti që ai është faktor më asiste dhe në punën që bën në fazën defensive. Ia del gjithmonë dhe jam tepër i lumtur për të“, deklaron trajneri i bavarezëve.
Ndërkohë, Douglas Costa është rikthyer në Mynih. Klubi gjerman ka arritur akordin me Juventusin për huazimin e 30-vjeçarit brazilian, i cili rikthehet tek ekipi ku luajti në sezonet 2015/2017. Sulmuesi i djathtë nuk bënte pjesë në planet e trajneri Pirlo dhe zgjodhi të transferohet në Bundesligë. /abcnews.al