“Një raketë kundër bombave”/ Historia e 12-vjeçares siriane, më e vogla në Tokio 2020

schedule16:59 - 22 Korrik, 2021

schedule 16:59 - 22 Korrik, 2021

Hend Zaza është sportistja më e vogël që merr pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios. Ajo është vetëm 12 vjeç dhe vjen nga Hama, qyteti biblik i 17 mullinjve, praktikisht i rrafshuar nga lufta civile që përgjaku Sirinë gjatë dekadës së fundit.

E rritur mes bombave, shpërthimeve, gjakut dhe vdekjeve, Hend u frymëzua nga vëllai i madh dhe nisi të luante ping pong. Edhe pse në kushte ekstreme dhe tmerrësisht të vështira, ajo filloi të praktikonte pasionin e saj të madh.

Me raketë në duar harronte luftën dhe humbiste në botën e saj. Luante ditën, pasi në mbrëmje nuk kishte energji elektrike në qytetin e katërt më të madh sirian. Një prekje magjike e karakterizon dhe Hend cilësohet nga të gjithë si një talent i madh i sportit të ping pongut.

Një histori suksesi kjo e Hend Zaza, dhe frymëzuese për të gjithë. Me raketën e saj, vogëlushja siriane mposhti frikën dhe sot cilësohet si një simbol shprese, rilindje dhe besimi për një të ardhme më të mirë, të qetë dhe pa luftëra e humbje jetësh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!