Një qen bashkohet me familjen e tij pas dy vitesh

schedule10:03 - 16 Gusht, 2021

schedule 10:03 - 16 Gusht, 2021

Një qen është bashkuar me familjen e tij pas afër dy vitesh i ndarë.

Qeni me emrin Payday është kthyer pasi ishte zhdukur para dy viteve. Pronari tij, Dëight ka publikuar zhdukjen e qenit në lajmet lokale, teksa qendra për adoptimin e kafshëve menjëherë e ka njohur qenin.

“Dwight është zgjuar herët të mërkurën me zërin e lajmeve, derisa vullnetarët tanë kanë filluar ta përshkruajnë qenin me sy kafe të adhurueshëm”, ka shkruar qendra.

Dwight u ka thënë organizatorëve që e ka vetëm një fotografi përmes së cilës mund të njihet.

Pasi u njoftuan se qeni ndodhej në qendër, atje shkoi një nga pjesëtarët e familjes. Me të arritur në korridorin e qendrës, Payday iu hodh në krahë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!