Qyteti italian i Orvieto, në provincën e Umbrisë, është i njohur më së shumti për verërat e tij të mrekullueshme të bardha dhe arkitekturën piktoreske, por ia vlen të dini se “mrekullitë” e tij më misterioze janë nëntokë.
Megjithëse vendndodhja e tij në majë të kodrës ofron pamje panoramike që janë padyshim mbresëlënëse, banorët e tij kishin pak “hapësirë” për të zhvilluar qytetin e tyre. Kjo do të thoshte që ata duhej të gjenin një mënyrë të zgjuar për të ndihmuar jetën e tyre të përditshme. Siç bënë, duke krijuar një qytet të tërë nëntokësor.
Orvieto është një qytet i bukur mesjetar i vendosur në majën e rrafshët të një kodre vullkanike, një vend i banuar në kohërat antike nga Etruskët. Ky vendbanim etrusk ishte i vendosur në mënyrë ideale për t’i bërë ballë rrethimeve, por ai kishte një disavantazh të vogël (jetësor): burimi i ujit të banorëve të tij ishte jashtë qytetit, në fushat poshtë kodrës.
Kështu që ata krijuan puse nëntokësore dhe ndërtuan dhoma me rezervuarë për të mbledhur dhe kanalizuar ujin e shiut, duke filluar kështu punën ndërtimore nëntokësore që do të vazhdonte për 2500 vitet e ardhshme.
Puset ndihmuan etruskët të duronin një rrethim romak për dy vjet, por qyteti përfundimisht ra në 264 Para Erës Sonë. Sidoqoftë, banorët e ardhshëm vazhduan të gërmojnë dhe në fillim të Mesjetës, labirinti poshtë qytetit u zgjerua më tej.
Këto shtesa përfshinin jo vetëm puse dhe rezervuarë, por edhe shpella, galeri, strehimore, gurore dhe bodrume vere (me hapësira prej guri që ofrojnë kontroll natyror të temperaturës), të gjitha të ndërtuara pa një nivel specifik të rrugës në nivele të ndryshme, të cilat ishin të lidhura me labirinte.
Në përgjithësi, rreth 1,200 struktura u krijuan brenda shkëmbit nën Orvieto, megjithatë, për shkak të qëllimeve të tyre kryesisht logjistike dhe shpesh strategjike, si dhe faktit që ato janë kryesisht pronë private, pjesa nëntokësore e qytetit italian mbeti e panjohur
Sidoqoftë, një rrëshqitje e dheut në vitet 1970 çoi në “zbulimin” e këtij rrjeti nëntokësor, duke tërhequr studime akademike, dhe përfundimisht një pjesë e vogël e tij u bë e arritshme për publikun në vitet 1990./abcnews.al