Rreth 300 punonjës janë evakuuar nga banka më e madhe e Singaporit, DBS, pasi një person u sëmur me koronavirus. Të 300 punonjëist punonin në të njëjtin kat të godinës së bankës dhe u dërguan në shtëpi të Mërkurën.
Singapori kishte raportuar më parë 47 raste të virusit. Punonjësi i DBS u testua të martën dhe infeksioni i tij u konfirmua ditën e sotme.
“Si masë paraprake, të gjithë punonjësit në katin e prekur lanë ambientet për të punuar nga shtëpia,” tha banka në një deklaratë.
DBS shtoi se “gjatë kësaj kohe të vështirë, banka do t’i sigurojë këtij punonjësi dhe familjes së tij çdo mbështetje dhe udhëzim”.
Covid-19, siç quhet sëmundja zyrtarisht, ka shënuar më shumë se 1.100 viktima në Kinë, që nga momenti që u shfaq. Megjithatë ditën e sotme, vendi raportoi numrin më të ulët të rasteve të reja në pothuajse dy javë. /abcnews.al