Një punonjës aeroporti në Zelandën e Re rezulton pozitiv me Covid pas vaksinimit

schedule10:55 - 20 Prill, 2021

schedule 10:55 - 20 Prill, 2021

Një punonjës aeroporti në Zelandën e Re rezultoi pozitiv me  Covid-19, një ditë pasi vendi rihapi udhëtimet me Australinë.

Kryeministrja e  Zelandës së Re Jacinda Ardern tha se punonjësi ishte vaksinuar plotësisht kundër Covid-19. Detyra e punonjësit është të pastrojë avionët që kanë fluturuar  në vendet ku Covid-19 është gjerësisht i përhapur, sipas një njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë së Zelandës së Re. Punonjësi  punonte në Aeroportin e Auckland.

Personi në fjalë është izoluar, është intervistuar dhe kontaktet e tij po gjurmohen. Ardern tha se rasti nuk ishte i lidhur me flluskën e udhëtimit me Australinë dhe marrëveshja nuk ndikohet aspak.

Rikujtojmë se udhëtimet mes Australisë dhe Zelandës së Re kanë rinisur  të dielën, 18 Prill. Australia ka lejuar që udhëtarët e Zelandës së Re të udhëtojnë pa pasur nevojë të karantinohen dhe Zelanda e Re ndoqi të njëjtin shembull./abcnews.al