Një princ për Erandën? Këngëtarja tërhiqet nga Festivalet: S’blej klikime

schedule18:25 - 8 Prill, 2022

schedule 18:25 - 8 Prill, 2022

Eranda Libohova këtë të premte ishte e pranishme në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi, ku foli për dy projektet e saj të fundit “Tata Mama” dhe “Ekselente”.  Dy këngë të zhanreve të ndryshme muzikore, gjë për të cilën Eranda nënvizoi është shum proeksperimenteve muzikore.

“Ngaqë kam kohë pa prodhuar këngë ritmike, pata një periudhë balada dhe pop të lehtë, ndoshta një pjesë e audiencës çuditet ç’ne kjo këngë, ç’ne ky bashkëpunim. Bashkëpunimet janë gjithmonë interesante aq më shumë në dy natyra të ndryshme”.

Ndërsa jemi në kohën ku sukses etiketohen klikimet në youtube, ajo tha se nuk ka blerë kurrë klikime sepse në fakt, nuk i interesojnë. Madje shtoi se ka këngë të sajat që nuk kanë miliona klikime por që i këndojnë të gjithë.

A do e shohim sërish në festivalet shqiptare si konkurrente Eranden? Ajo u shpreh se:  “Nuk më pëlqen të garoj më. Jo nuk besoj… s’e kam më atë dëshirëne  madhe për të qenë pjesë si konkurente, por e ndjek”.

Eranda shtoi se mania drejt Eurovision ka zbehur emocionin e festivalit teksa ajo fle e qetë dhe nuk ëndërron kaq shumë skenën europiane. Beson ende te princi kaltër apo princit i humbi kali? Për Erandën, KA! Është ndarë ndonjëherë vetëm me sms? Po!

Kaq mund të jetë shumë për artisten që mban privaten krejt për vete.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!