Leicester City ka një ndër ekipet më të konsoliduara në Premier League dhe “Dhelprat”, prej disa vitesh janë shndërruar në një ekip që synon të marrë pjesë në Kupat e Europës, madje dhe arritën të fitonin Premier League në sezonin 2015/16.
Nën drejtimin e Brendan Rodgers, LEicester ka një vizion të qartë për të ardhmen dhe merkato, është një element shumë i rëndësishëm. Si pasojë, Rodgers ka identifikuar një futbollist tepër cilësor për të përforcuar mesfushën e tij.
Siç është raportuar sot nga mediat spanjolle, Leicester ka gjetur marrëveshjen personale me mesfushorin William Carvalho. Portugezi shkëlqeu te Sporting Lisbona, para se të transferohej te Real Betis në La Liga.
Gjithashtu, Carvalho është pjesë edhe e Portugalisë prej disa vitesh, shpeshherë duke luajtur edhe titullar si mesfushor shkatërrues. Pengesa e fundit: Duhet bindur Real Betis, por kjo gjë duket vetëm një formalitet./abcnews.al
William Carvalho has agreed terms with Leicester, who will now work to agree a fee with Real Betis, according to @marca pic.twitter.com/z7pYy1w8Db
— B/R Football (@brfootball) June 23, 2020