Një pol i tretë brenda PD? Ibsen Elezi: E mundur, por shumë e vështirë të ketë sukses

schedule18:33 - 17 Korrik, 2024

schedule 18:33 - 17 Korrik, 2024

Ibsen Elezi, ish-anëtar i Kryesisë së PD në një intervistë në “Special Report” në ABC News komentoi situatën politike në Partinë Demokratike.

Elezi u ndal edhe të largimi i deputetit Arbi Agalliu nga PD dhe nga Basha.

Gjatë kësaj interviste, Ibsen Elezi tha se qëndrimi i tij ishte i detyrueshëm, ndërsa shtoi se ish-kryeministri Sali Berisha dhe Lulzim Basha me dhjetëra herë kanë ndryshuar qëndrimet e tyre dhe nuk mund të flasin për lidership.

“Është bërë një normë, nuk ka ndonjë çudi që Basha nuk mban premtimin e vet sepse këtë staturë ka pasur për një kohë të gjatë. Në politikë krizën e lidershipit e sjell mungesa e parimeve. Ka pasur një mosfunksionim demokratik, por jo shkelje të hapur të parimeve. Kur vidhet vota hapur aty ka vetëm krizë. Një mjedis korruptiv i pamoralshëm nuk ka se si të sjellë lidership. Nuk mundet një lidership si Berisha dhe Basha që me dhjetëra herë kanë ndryshuar qëndrimet e tyre. Sa për zotin Agalliu mund të them se është në një pozitë të vështirë sepse të kuptosh pas kaq shumë vitesh që je përdorur atëherë cili ka qenë qëndrimi pas një kohe kaq të gjatë.

Një pol i tretë brenda PD?

Ibsen Elezi: Këta nuk është se janë persona që kanë një qëndrim parimor, situate është e tillë që Berisha ka një pjesë të demokratëve në anën e tij dhe Basha ka pasur më pak. Ndërsa këta harrojnë që shumica e demokratëve nuk duan asnjë model. Mund të ketë një bashkëjetesë brenda PD edhe të freksioneve por duke pasur rregulla.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!