Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Një pjesë e policisë nuk e do projektin/ Rama për kamerat inteligjente: Nuk do ketë më makina në drejtime të paditura

schedule12:44 - 19 Dhjetor, 2025

schedule 12:44 - 19 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama thotë se një pjesë e policisë nuk e do projektin lidhur me monitorimin e territorit me kamera inteligjente.

Në fjalën e tij në projektin “Smart City Albania”, Rama u shpreh se nuk do të ketë më makina në drejtime të paditura, pas ngjarjeve kriminale.

“Kjo është sfidë menaxhimi, unë e kam kuptuar mesazhin e atyre që duhet ta kishin çuar përpara këtë projekt. Është normale që një pjesë e policisë të mos e dojë këtë projekt, ato gjëra që janë shqetësim për ne, të bëhen të pamundura. Do jetë e pamundur që një makinë policie të përdoret për punë personale. Po flas për gjëra shumë të thjeshta. Ky projekt ndihmon të gjithë drejtuesit e ndershëm të Policisë së Shtetit.  Nuk mund të ketë më makina që ikin në drejtime të paditura, bëhet e pamundur. Syri që fola, ka një rrjet mbulimi, që në 20 bashki me lëvizje domethënëse, futet kudo. Jo rastësisht, këto vende janë më të sigurta të botës. Ky është sistemi i monitorimit, në shërbim të shtetit dhe qytetarit.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!