“Një perspektivë që të lë pa frymë”, astronauti publikon pamjet si duket Toka nga Hapësira

schedule14:29 - 26 Nëntor, 2020

schedule 14:29 - 26 Nëntor, 2020

Astronauti i NASA-s, Victor Glover, ka publikuar një video nga hapësira, pasi udhëtoi me tre të tjerë për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Glover është pjesë e misionit Crew-1 që u nisën në bordin e kapsulës Crew Dragon të SpaceX , me nofkën “Dragon Resilience”, më 15 nëntor.

Klipi i shkurtër, i shpërndarë në Twitter, është i gjatë vetëm disa sekonda, por tregon kurbën e planetit tonë, qiellin mahnitës blu dhe retë e shpërndara në atmosferë. “Duke parë Tokën përmes dritares së Dragon Resilience,” shkroi ai. “Detajet e bëjnë këtë një perspektivë që të lë pa frymë!” /abcnews.al