Një person në gjendje të dehur në Korçë, vetëplagoset me thikë

schedule18:49 - 21 Maj, 2021

schedule 18:49 - 21 Maj, 2021

Një person ende i paidentifikuar është vetëplagosur pasditen e sotme në banesën e tij në lagjen nr. 16 në Korçë. Burime bëjnë me dije për ABC se ai ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur ka qëlluar veten me thikë në pjesën e barkut. Më pas, ai ka shkuar në spital ku dhe ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe nuk ka probleme për jetën.

“Më datë 21.05.2021, rreth orës 18:00, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore, shtetasi R. Xh., rreth 44 vjeç, banues në Korçë, i cili në gjendje të dehur, në banesën e tij, dyshohet të jetë vetëplagosur, me mjet të mprehtë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!