Pak ditë më parë, Eni Vasili u bë nënë e dy vajzave binjake, që i pagëzoi me emrat, Nikol dhe Sofi. Pas lindjes, gazetarja ndau në rrjete sociale një foto me vogëlushet e saj, ndërsa e përshkroi si magjik takimin e parë mes tyre.
Ndërkohë, ditën e sotme ajo ka publikuar një tjetër foto nga salla e lindjes. “Pak ditë kalojnë dhe fotot në sallën e lindjes të duken gjithmonë e më shumë një pasuri pa çmim.”, ka shkruar ndër të tjera ajo.