Akil Pano, Lura Elezi dhe Sonny K. Elson këtë të enjte ishin në programin “Abc e Pasdites” ku biseduan për formën që dashuria ka marrë në ditët e sotme, se si jetohet ajo dhe nëse kanë mbetur ende dashuria klasike për të cilën shumë romane kanë shkruar. Pjesë e bisedës nuk mund të mos ishin edhe njohjet në programet televizive. Ermali e pyet pastorin Akil Pano nëse është një formë e re që të njohësh dikë në ekran dhe se nëse e kishte pritur zhurmën që bëri prezenca e tij në një program të tillë.
“Në këtë program unë nuk kam thënë asgjë më shumë se sa kam thënë përgjatë 13 viteve në të gjitha televizionet. Unë nuk mendoj që ka programe të gabuara, unë mendoj që hera herës kemi përqasjen e gabuar përkundrejt vlerave. Unë jam aty për të shpërndarë një mesazh dashurie sikundër jam edhe këtu”.
Ai tha se Instagrami dhe Facebook i tij ka qenë shumë i zhurmshëm, ku 80% e mesazheve që ka marrë kanë qenë pozitive, me falenderime dhe me mirënjohje. Ai nënvizoi se këto mesazhe ishin edhe nga persona me kulturë shumë patriarkale si Kosova, shqiptar të Maqedonisë së Veriut dhe nga gjithë bota.
Pastori rrëfeu për herë të parë në “Abc e Pasdites” se çfarë i kishte ndodhur me një nga personazhet e programit “Perputhen”. Ai tha se një vajzë e takon dhe i thotë që ka qënë në një klasë më djaline tij, moment ky që e kishte “goditur”, pasi mosha 25-30 janë individë që janë rritur me dashurinë në mungesë.
Ermali shtoi se shumë nuk e pritën mire prezencën e tij në një Giveaway. Si reagon ai ndaj komenteve rreth kësaj teme? Ai tha se e përdor këtë platformë për të shpërndarë komunikimin e tij publik falas, në mënyrë që njeriu të zbulojë vlerat, dashurinë etj. ‘Njerëzit e përdorin për të shitur këpucë e orë, unë shpërndaj vlera’. /abcnews.al