“Një partner i besueshëm dhe i rëndësishëm”, Putin vlerëson politikën e jashtme të Vuçiçit për Kosovën

schedule15:39 - 14 Shkurt, 2023

schedule 15:39 - 14 Shkurt, 2023

“Serbia është një partner i rëndësishëm dhe i besueshëm i Rusisë”. Kështu shkruhet në një telegram të presidentit rus, Vladimir Putin, të dërguar për homologun serb, Aleksandër Vuçiç.

“Ne e vlerësojmë shumë politikën e jashtme të balancuar të ndjekur nga Beogradi në rrethanat aktuale të vështira ndërkombëtare”, thuhet në telegramin e shefit të Kremlinit.

Putin gjithashtu nënvizon se Moska mbështet përpjekjet e Serbisë për të mbrojtur integritetin territorial të vendit dhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Vuçiç nuk pati një përgjigje të drejtpërdrejtë, por sinjalizoi se po distancohet nga Rusia dhe po afrohet me Bashkimin Europian.

Presidenti serb nënvizoi se është e rëndësishme të vijohet bashkëpunimi mes Beogradit dhe Brukselit, për faktin kryesor që vendi i tij përfiton rreth 2 miliardë euro investime direkte nga BE në baza vjetore. “

“Është e vështirë për Serbinë që të ecë përpara pa Bashkimin Europian”, theksoi Vuçiç, i cili është nën presion të madh për t’i vendosur sanksione Rusisë për të dënuar luftën e nisur në Ukrainë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!