“Një parti e re do të ishte zgjidhja e mirë për Bashën”, Nazarko: E ka dëshmuar, përkundrejt Berishës nuk ka arritur të…

schedule20:41 - 13 Qershor, 2024

schedule 20:41 - 13 Qershor, 2024

Analisti Mentor Nazarko ka deklaruar në emisionin “Real Story” se zgjedhja më e mirë për karrierën e Lulzim Bashës do të ishte krijimi i një partie të re.

Mirëpo, ai ka theksuar se Basha e ka dëshmuar se nuk ka arritur dot të krijojë një frymë apo alternativë përkundrejt Sali Berishës.

“Zgjidhja më e mirë që do të ishte për Bashën dhe do t’i jepte një kuptim apo një vijimësi normale karrierës së vetë, do të ishte që të krijonte një parti të re. Natyrisht, ai ka dëshmuar që edhe kur e ka pasur vulën, trashëgiminë juridike, ai nuk ka arritur të krijojë frymë, alternativë përkundrejt zotit Berisha. Madje, kjo mendoj që është dhe arsyeja pse perëndimorët e braktisën, ata ja dhanë mundësinë menjëherë kur ai bëri aktin e guximshëm që u distancua nga Berisha, i dha atë goditjen publike. Pra, në momentin që ai nuk e shfrytëzoi atë moment për t’u afirmuar, është lehtësisht e imagjinueshme që tani që ai nuk e ka vulën të tentojë diçka të re, por ama kjo është rruga e duhur.

Pse e mendoj këtë? Sepse duke e ditur që e marta me të djathtën janë historikisht, lëvizin, janë thuajse të barabarta sepse Rama ka konsumin e imagjinueshëm nga pushteti, megjithatë shikohet që ai ka një kontigjent elektoral të pandryshueshëm. Edhe në momentin kur e djathta tenton ta kapërcejë atë dhe Berisha është ky që është, nuk do të arrijë asnjëherë të prodhojë një parti shumicë, as historikisht kur ishte më i ri dhe jo më tani”, u shpreh Nazarko./abcnews.al