Një aksident tragjik u shënua në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj rreth orën 19:00. Dyshohet se një parakalim i gabuar të jetë bërë shkak i këtij aksidenti të rëndë, ku u përshinë tre automjete. Por gjithashtu dyshohet se edhe lagështira në rrugë mund të jetë bërë shkak që një nga drejtuesit të ketë humbur kontrollin dhe të jetë përplasur me dy makinat e tjera.
Për pasojë katër persona kanë humbur jetën tragjikisht dhe disa të tjerë janë plagosur.
Të lënduarit janë në gjendje të rëndë dhe mund të transportohen drejt Tiranës, nëse gjendja e tyre shëndetësore nuk përmirësohet.
/abcnews.al/