Edhe një orë na ndajnë nga fillimi i “Big Brother VIP Kosova”. Moderatori, Alaudin Hamiti, ka ndarë disa detaje të rëndësishme lidhur me spektaklin e rëndësishëm.
“Një shtëpi moderne me stil kosovar, shqiptar, që besoj se do të ju pëlqejë edhe gjithë shikuesve, holandezët e Beni J e kanë cilësuar këtë shtëpi si njërën nga më të bukurat të Big Brother këto viteve të fundit që është realizuar”, u shpreh ai për Info Magazinë.
Hamiti ndër të tjera foli edhe për banorët, të cilët i cilësoi si me karaktere fantastike.
“Kemi një kast shumë diversë, një kast që do të zgjojë polemika, kërshëri te shikuesit dhe do të lidhen me ta. Kemi karaktere fantastike. Kanë histori fantastike që do t’i shpalosin”, shtoi Hamiti./abcnews.al