Një orë bisedë, zbardhet telefonata e Zelenskyt me kryeministrin izraelit

schedule11:44 - 13 Mars, 2022

schedule 11:44 - 13 Mars, 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe kryeministri izraelit Naftali Bennett folën të shtunën në mbrëmje npër të gjetur zgjidhje për pushimin e luftës në Ukrainë.

Të dy kanë folur mënyrat për ta ndaluar luftën në Ukrainë dhe përpjekjet e Izraelit për ta zgjidhur konfliktin, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit të Izraelit.

Biseda mes dy liderëve zgjati më shumë se një orë, tha zyra e Bennett, raporton CNN.

Pas thirrjes, Zelenskiy shkroi në Twitter se ai foli me Bennett për “agresionin rus dhe perspektivat për bisedimet e paqes” dhe kërkoi ndihmë për të siguruar lirimin e “kryebashkiakut të robëruar të Melitopolit dhe figurave publike lokale”.

Më parë, zyrtarët izraelitë dhe ukrainas mohuan raportet se Bennett i bëri presion Zelenskit që t’i pranonte kushtet e Rusisë për t’i dhënë fund luftës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!