Një grua e re 35 vjeçare nga Klina e Kosovës i është drejtuar emisionit “Doktor Plastik” për t’i dhënë zgjidhje një problemi estetik siç është zvogëlimi i gjoksit. Nëna e re ka rrëfyer sesa e lodhshme ka qenë për të të duronte një peshë kaq të madhe në trupin e saj. Përveç stigmës nga ana e shoqërisë ku çdo ditë i duhej të përballej me situata nga më të ndryshme, në vështirësi e ka vënë edhe i biri 9 vjeçar teksa e ka pyetur: “Mami pse i ke cicat kaq të mëdha”?
Ndërkohë Linda Dushi, personazhi i episodit të Doktor Plastik ka shtuar se shpesh përballet nga komente negative nga njerëzit në rrugë: “Më thonë, shiko si lopë dhe më së shumti janë vajza të reja që komentojnë”. E nën këtë trysni dhe problemeve shëndetësore që i vijnë nga pesha e madhe e gjoksit, Linda iu nënshtrua një operacioni për zvogëlimin e gjoksit nga Doktoreshë Rezarta Kapaj në Spitalin Amerikan 2.
Edhe doktoresha u prek nga historia e Lindës dhe e konsideroi rastin e saj nga më ekstremet. Por po kaq ekstrem ka qenë edhe ndryshimi i saj pas operacionit. Një rezultat që i tejkalon pritshmëritë. Të gjitha operacionet e Sezonit 3 të Doktor Plastik janë realizur nga Spitali Amerikan. Për të parë episodet e reja ju ftojmë të vizitoni kanalin e ABC në youtube ndërkohë për të parë episodin e Linda Dushit, mund të klikoni në linkun më poshtë: