Një nxënës, një polic dhe një punonjëse fasonerie pozitivë me Covid-19 në Gjirokastër

schedule10:35 - 28 Shtator, 2020

schedule 10:35 - 28 Shtator, 2020

Tre raste të reja janë konfirmuar pozitive me koronavirus në Gjirokastër.

Burime bëjnë me dije për abcnews.al se tre rastet e reja janë një nxënës në shkollën “Koto Hoxhi”, një punonjëse fasonerie e cila është mbyllur si dhe një efektiv policie në DVP Gjirokastër.

Gjirokastra numëron 75 raste aktive me Covid-19 që prej fillimit të pandemisë.

Ditën e djeshme në të gjithë vendin u regjistruan 106 raste të reja ndërsa 2 pacientë të infektuar humbën jetën./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!