Vesa Luma dhe Big Basta i dhanë fund beqarisë në vitin 2015 në një ceremoni madhështore të mbajtur në Kalanë e Lëkurësit në Sarandë. Ndërsa kanë kaluar disa vite nga dita më e rëndësishme e jetës së saj, Vesa është bërë nostalgjike dhe ka ndarë me ndjekësit një moment sa të veçantë po aq dhe të sikletshëm.
Këngëtarja ka publikuar një video ku shihet duke shërbyer kafe. “2 ore para marteses – prova e kafes. Sapo mora befasi nje dhurate te cmuar nga motra @dealuma e cila kishte ruajtur ne arkiven e saj cdo moment backstage te dasmes..kjo video ishte epike..
Testi i kafes ne shtepi pak ore para marteses, stresi ne fytyren time dhe e lumturia ne fytyren e nanes. Perqafime per krejt nuset e ketij viti❤️ – eshte shume mire ma besoni.”, ka shkruar Vesa. Kujtojmë që Vesa është shpërngulur prek kohësh bashkë me bashkëshortin dhe djalin e tyre të vogël në Zelandën e Re. /abcnews.al