Nga Elidon Berberi
Shpella e Skotinisë një nga vendet më enigmatike që ndodhet në territorin e Bashkisë Dropull në fshatin Vanistër. Ajo që e bën të veçantë është se ende nuk dihet se nga buron uji që është në brendësi të kësaj shpelle. Ne do ta eksplorojmë së bashku.
Të hysh në këtë shpellë që ndodhet 220 metër mbi nivelin e detit është e vështirë, rruga është e rrezikshme dhe mungon totalisht ndriçimi.
Po ne guxuam dhe hymë. Shpella është e gjatë 150 metra, e gjerë 10 m e lartë rreth 25 m. Rruga është si labirinth me shumë kthesa. Në brendësi të saj ndodhen 14 shkallë, pasi zbresim shohim një burim ujor. Për të ka dhe një gojëdhënë të trashëguar brez pas brezi.
Në këtë vend ka humbur jetën një nuse nga ky fshat ka humbur jetën pasi ka ngatërruar numrin e shkallëve pasi ajo ishte duke mbushur bucelën me ujë.
Banorët e herëshëm të zonës thonë se ky burim ka lidhje nëntokësore me burimin e Mëmës pranë liqenit të Viroit në Gjirokastër. Sipas legjendës dhe trupi I pajetë I nuses ka dalë tek burimi I Mëmës.
Duke ju referuar kësaj gojëdhëne, ekspertë kanë bërë një provë. Kanë hedhur bojë të kuqe në këtë ujë dhe ngjyra doli tek burimi i Viroit.
Pak vite më parë disa polumbarë italianë shumë kureshtarë u zhytën në këtë burim. Ata i shoqëroi studiuesi Teodor Bilushi, i cili tregon se u zhytën deri në 55 metra thellësi.
“Para disa vitesh u bë i mundur eksplorimi I shpellës në një thellësi të caktuar e cila ishte maksimumi që mund të bëhej atë periudhë. Ishin dy polumbarë profesionistë që arritën të kalonin disa ngushtica që nuk I kalonin dot polumbarët tanë që i shoqëronin këta polumbarë italianë. Ishte zhytje me sakrificë dhe për jetën. Ata treguan pasi dolën se kjo është një pasuri për zhytësit dhe duhet të rrijë në hartën e zhytjeve porfesioniste dhe turizmit ujor. Ky mision i parë i hapi rrugën dhe misioneve të tjera, që u kryen nga polumbarë nga Polonia.”
Në sistemin komunist uji i këtij burimi ju ka shërbyer banorëve për vaditje.
Ky është skeleti metalik që ka shërbyer vite me parë për të mundësuar thithjen e ujit nga ky burim për vaditjen e tokave bujqësore.
Andon Zhogo, banori i fshatit Vanistër ka një kujtim të trishtë nga ky investim. Gjatë punës I vëllai humbi jetën.
“Në 72-73 gërmuan se ishte shkëmb më parë, se uji fryhej dhe derdhej. E hapën vunë tubacione, pompa rregulluan kanalin vadistë shkonte uji në Sofratik. Atje kam humbur dhe një vëlla ka qënë elektriçist u dogj atje me korente, në kohën e regjimit se ishte elektricist-pompist.”
Përfshirja e kësaj shpelle në guidat turistike ka qenë një ide e kaherëshme nga Bashkia Dropull, por nuk është konkretizuar ende. Pavarësisht interesit të shumë turistëve që duan të njihen me misteret e kësaj shpelle.
Specialisti i turizmit Ëngjëll Seriani thotë se ky monument natyre për të tërhequr turistë ka nevojë për investime.
“Është një atraksion që vjen nga natyra përmjet atij burimi aq të madh dhe shpellës që ngjallin kureshtje. Këto janë mundësi për turizëm. Që të bëhen të vizitueshme ka nevojë për informacion rreth tyre, përcaktimi I vendndodhjes që ti gjejnë lehtë turistët. Sinjalistika në vende të caktuara dhe siguria në to. Për Skotininë ka shumë interes dhe për Mëmën e Viroit. Kanë legjenda dhe ato janë mënyrat më të mira për të tërhequr turistët.”
Shpella Skotinisë është një atraksion natyror që ndodhet në fshatin Goranxi, por hyrja drejt saj është më lehtë nga fshati Vanistër. Emri i saj është në gjuhën greke dhe përkthehet “vend i errët”.
Ka vlera shkencore, didaktike, ekologjike dhe kulturore. Në vitet 19720-1973, shpella u dëmtua nga ndërmarrja e ujërave. U thye dhe u shkatërrua një pjesë e konkrecioneve prej kalçiti. /abcnews.al/


