Një nigerian në kombëtare? James Adeniyi i thotë “po” Shqipërisë

schedule19:18 - 22 Prill, 2020

schedule 19:18 - 22 Prill, 2020

James Adeniyi është gati të luajë për Shqipërinë. Këtë gjë e ka konfirmuar dhe vetë sulmuesi i njohur për futbolldashësit shqiptarë. Ish-bomberi i Laçit dhe Skënderbeut, tashmë aktivizohet në Izrael, me ekipin e Shmona.

Sa i takon kombëtareve, James ka të drejtë të zgjedh Togon, Nigerinë dhe Shqipërinë, pasi ka nënshtetësi në të tre këto shtete. Në një intervistë të dhënë së fundmi, ku u pyet se cilën kombëtare do të zgjedhë, Adeniyi tha: “Është diçka shumë e vështirë.

Doja të luaja për kombëtaren e Togos, por nuk më grumbulloi trajneri, pasi unë nuk luaja në një kampionat të madh. Kam dhe nënshtetësi shqiptare, në kombëtarja e Shqipërisë më thërret, unë do të luaj për ta”, tha mes të tjerash sulmuesi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!