Një nga zonat më të prekura nga COVID 19, Mali i Zi vendos në karantinë komunën e Tuzit

schedule22:51 - 24 Mars, 2020

schedule 22:51 - 24 Mars, 2020

Komuna shqiptare e Tuzit në Malin e Zi është shpallur zonë karantinë për shkak të numrit të madh të personave të infektuar me koronavirus që janë konfirmuar në këtë zonë.

Qeveria malazeze ka vendosur që banorët e Tuzit të vendosen të vetëkarantinë të gjithë pa asnjë përjashtim duke mos dalë nga shtëpitë e tyre.

Sipas mediave bëhet me dije se nga 18 rasteve pozitive, 15 janë nga zona e Tuzit.  Izolimi i banorëve të komunës shqiptare është bërë në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e koronavrusit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!