Një nga viktimat më të reja të koronavirusit, 27-vjeçarja humb jetën pak ditë pasi lindi fëmijën

schedule18:41 - 20 Mars, 2020

schedule 18:41 - 20 Mars, 2020

Një vajzë 27-vjeçare nga Polonia, e cila kishte rezultuar pozitive për koronavirusin, ka ndërruar jetë vetëm disa ditë pasi kishte sjellë në jetë fëmijën. Kështu, 27-vjeçarja bëhet një nga viktimat në moshë më të re që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Sipas raportimeve, ajo e kishte marrë sëmundjen nga nëna e saj, që ishte kthyer nga Italia me simptoma tipike të sëmundjes por gjithsesi i kishte neglizhuar.  Spitali në Łańcut, njoftoi se pacientia ishte transportuar për ndihmë mjekësore tek ‘ta një javë pasi kishte sjellë në jetë fëmijën me operacion.

Pasi u shtrua në spital, gruaja pati kompliakcione të rënda shëndetësore dhe u vendos në kujdes intesiv. Mjekët më pas e futën me urgjencë në sallën e operimit, por për fat të keq pas 12 orësh ndërroi jetë.

Ministria e Shëndetësisë në Poloni saktësoi se shkaku i drejtpërdrejtë i vdekjes së nënës së re nuk ishtë koronavirusi, por sepsis, që megjithatë, është një infeksion që mund të jetë  shkaktuar pikërisht nga Covid-19.

Sipas The Lancet, studimet e kryera në dy spitale kineze kanë treguar se mbi gjysma e pacientëve të shtruar në spital për koronavirus zhvillojnë këtë lloj infeksioni. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!