Një nga vajzat më të bukura, me këtë foto Armina zbulon femrën që e frymëzon

schedule14:11 - 30 Gusht, 2020

schedule 14:11 - 30 Gusht, 2020

Blogerja Armina Mevlani spikat gjithmonë për stilin e saj të veçantë në të veshur. Ajo ka treguar se shpesh frymëzohet nga stilet klasike të viteve të hershme.

Ndërsa pak orë më parë, blogerja ka zbuluar me një foto se një nga femrat e showbiz-it të huaj që e inspiron për stilin është një nga motrat Kardashian, Kourtney. Ndryshe nga të tjerat, Kourtney ruan një imazh më klasik dhe mjaft elegant.

Mesa duket ky stil është i preferuari i Arminës, pasi ajo shfaqet jo në pak raste e veshur plot ‘class’./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!