Një nga terroristët më të kërkuar shfaqet në Kabul, SHBA ofron 5 milion dollarë për kapjen e tij

schedule15:12 - 21 Gusht, 2021

schedule 15:12 - 21 Gusht, 2021

Khalil Haqqani, një nga terroristët më të kërkuar të SHBA-së ndër vite është shfaqur në Kabul, në një nga xhamitë e qytetit. Madje SHBA ka vendosur për kapjen e tij, një shpërblim prej 5 milionë dollarësh.

Ai është parë edhe në rrugët e Kabulit, ku është përshëndetur përzemërsisht nga turmat e qytetarëve.Krimet për të cilat ai akuzohet përfshijnë “pjesëmarrje në financimin, planifikimin, lehtësimin, përgatitjen ose kryerjen e akteve terroriste të kryera nga talebanët”.

Ai gjithashtu ka vepruar në emër të Al Kaedës dhe ka qenë i lidhur me operacionet e saj ushtarake. Ekspertët thonë se fakte te tilla janë tregues  se Al Kaeda po mirëpritet përsëri në Afganistan.

Një oficer britanik i inteligjencës i tha për mediat amerikane “Fakti që Khalil al-Rahman Haqqani është në krye të sigurisë në Kabul është tronditës. Haqqani dhe Al Kaeda kanë një histori të gjatë së bashku. Ato janë të ndërthurura dhe nuk ka shumë gjasa që ata të ndërpresin lidhjet.”

 

Grupi i tij ka marrë përgjegjësinë për një numër sulmesh vdekjeprurëse në Afganistan, përfshirë sulmin me eksploziv në hotelin me 5 yje “Serena” ne 2008, ku u vrane disa gazetare norvegjeze dhe bomben ne kamionit pranë Ambasadës Gjermane ne 2017, në të cilin u vranë 96 persona.

Por Khalil Haqqani tashmë ka marrë një rol të rëndësishëm mes talebanëve që po përgatiten të ngrenë një qeveri të re. Mediat raportojnë se edhe vëllai i ish-presidentit Ashraf Ghani i cili u arratis në emirate e bashkuara arabe, i është bashkuar talebanëve.

Udhëheqësit talebanë kishin premtuar në bisedimet me zyrtarët amerikanë vitin e kaluar, që të mos lejonin që vendi të bëhej një strehë e sigurt për xhihadistët./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!