Të gjithë pjesëtarët e M’Gladbach i janë nënshtruar tamponëve të radhës ditën e sotme. Përgjigjet kanë dalë dhe një prej futbollistëve ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Klubi i Bundesligës ka bërë publik lajmin me anë të një postimi në Twitter, aty ku deklaron se lojtari (emri nuk zbulohet) i infektuar ka qenë i infektuar edhe më parë.
Bei den planmäßigen Covid-19-Tests der Spieler und des Trainer- und Betreuerteams von Borussia in dieser Woche ist ein Lizenzspieler positiv auf #COVID19 getestet worden. Auf Wunsch des Spielers verzichtet Borussia darauf, seinen Namen zu veröffentlichen. pic.twitter.com/jJNjos8zzM
— Borussia (@borussia) November 14, 2020
Titullari i ekipit të Marco Rose, ka nisur menjëherë karantinën, teksa të gjithë anëtarët e tjerë të M’Gladbach kanë marrë përgjigje negative. Ekipi i njohur gjerman renditet në vend të shtatë në kampionat.
Shumë më e mirë ecuria në Champions League. M’Gladbach kryeson grupin B me 5 pikë pas tre ndeshjeve të para, duke lënë përkohësisht pas Real Madrid dhe Interin. /abcnews.al