Të mërkurën Milani mundi Napolin në ndeshjen e parë çerekfinale, kjo ndodhi falë golit të algjerianit Ismael Bennacer, por tashmë skuadrat do të kenë një ndeshje të dytë. Është bërë i ditur sot arbitri që do të shërbejë në ndeshjen e ardhshme.
Ky është Szymon Marciniak, një gjyqtar polak që konsiderohet si një nga më të mirët në futbollin evropian.
Mjafton të thuhet se pikërisht atij iu besua arbitrimi i ndeshjes mes kombëtareve të Argjentinës dhe Francës në finalen e Botërorit të Katarit.
Kujtojmë se të martën do të zhvillohet ndeshja e dytë çerekfinale e Ligës së Kampionëve mes Napolit dhe Milanit. /G.D abcnews.al/