Një nga konkurentët e “T’ka mami yll” shkon me vonesë në prova, çfarë vendimi u mor

schedule19:20 - 10 Nëntor, 2021

schedule 19:20 - 10 Nëntor, 2021

Ndonëse ka vetëm pak ditë që është bërë pjesë e Dance Reality Show “T’ka mami yll”, Aroni duket se nuk është ambjentuar me jetesën e një balerini.

Ai sot ka ardhur vonë në prova, duke bërë që fëmijët e tjerë të kërkojnë që ai të mos lejohet të vazhdojë.

Ka qenë pikërisht Aurora, ajo që e ka dhënë si ide dhe është mbështetur nga shumica e konkurentëve.

Aroni: Më falni për vonesën. U nisa pak vonë. Kishte shumë trafik.

Aurora: Unë mendoj të mos futet në orën e mësimit.

Albi Nako: Kush është dakort me këtë që tha Aurora? 9, shumica domethënë. Si i bie? Do dalësh jashtë?

Aroni: Jo dua të kërcej.

Albi Nako: Si mendon Aurora, ta nxjerrim jashtë?

Aurora: Sot jo, herë tjetër po./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!