Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

“Një nga klubet më të mëdha në Europë”, Asensio flet për arysen pse zgjodhi PSG

schedule10:39 - 25 Korrik, 2023

schedule 10:39 - 25 Korrik, 2023

Marco Asensio kaloi këtë verë tek skuadra e Paris Saint-Germain teksa zgjodhi t’i jepte fund aventurës në Spanjë me Real Madridin. Së fundmi, sulmuesi anësor flet edhe mbi arsyen pse e shtynë që të transferohej në kryeqytetin francez ndërsa vendosi theksin te ambicia e madhe për triumf e për tituj që kanë drejtuesit e PSG.

“Bisedimet e para me PSG ishin shumë pozitive, më shpjeguan të gjithë projektin. Dhe të them të drejtën aty u tundova pasi dallova të gjithë ambicien e parizienëve, është një klub shumë interesant dhe kjo është arsyeja pse tani jam pjesë e tyre. Përshtypjet e para mbi PSG janë shumë pozitive, të gjithë më kanë pritur shumë mirë duke nisur nga lojtarët deri te stafi teknik. Mendoj se ky është klubi i duhur për të vazhduar me trofetë dhe fitoret.

Pyeta disa prej shokëve si Benzema, Camavinga dhe Tchouameni për Ligue 1 dhe të gjithë më thanë fjalë të mira. Kampionati francez është shumë fizik dhe gjithashtu ka lojtarë teknikë. Është një klub i madh, një nga më të mëdhenjtë në Europë. Luis Enriquen e njoh, është trajneri me të cilin isha në Botëror me Spanjën. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe shpresoj të arrijmë suksese te PSG”, u shpreh Asensio./ h.ll/abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!