Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në Urëne Kerçit në Krime, teksa aty po kalonte një tren mallrash.
Ura është shumë simbolike për Rusinë dhe një rrugë e rëndësishme furnizimi logjistik.
According to data of the russian mass media, “the tank with fuel is on fire.”#Crimea #CrimeanBridge pic.twitter.com/krJMi8vthB
— KyivPost (@KyivPost) October 8, 2022
Vendndodhja e saj lejon që furnizimet të shkojnë në Ukrainën e pushtuar nga Rusia nëpërmjet Krimesë.
E njohur edhe si Ura e Krimesë, Ura e Kerçit është 12 milje e gjatë dhe është ndërtuar nga Rusia pasi aneksoi Krimenë.
Kontrata shumë miliardë dollarëshe për urën u dha për herë të parë në vitin 2015, me urën që u hap përfundimisht nga Vladimir Putin në maj 2018.
Ende nuk është e qartë se sa dëme janë bërë, megjithëse nga pamjet fillestare nuk duket se harqet kryesore janë shkatërruar.
Sulmi në urë shënon një tjetër pengesë për Moskën, pas disa javësh përmbysjeje në fushën e betejës, ndërsa forcat ukrainase zmbrapsen në vijat e frontit. /abcnews.al