Një nga 6 të shoqëruarit në Elbasan: Ngjarja për arsye konkurrence, arma u vendos qëllimisht

schedule20:51 - 27 Korrik, 2020

schedule 20:51 - 27 Korrik, 2020

Një nga gjashtë të shoqëruarit e kësaj të hënë në aksionin e Reneas në Elbasan, për Abc News është shprehur se e gjithë kjo është farsë për çështje konkurrence.

Sipas dëshmisë së Bujar Dervishit, sa herë që ka një ngjarje kriminale në aksin Peqin-Elbasan, policia  ka shoqëruar Seit Manahasa, është hera e tretë që ndodh një gjë e tillë.

Dervishi është shprehur se në biznesin e Seit Manahasës është gjetur një armë, që duket se është vendosur qëllimisht, dhe kushdo qoftë i fshehur pas kësaj ngjarje do ta pësojë.

Sipas tij të shoqëruarit nga policia për këtë ngjarje janë, Albert, Ymer dhe Seit Manahasa dhe Artur Tosku , ndërsa atë e kanë lënë të lirë. ABC News ka mësuar se i shoqëruari i gjashtë është nipi i Seit Manahasës, Kreshnik Manahasa.

LEXO EDHE: Ngjarjet kriminale në Elbasan, tre numri të shoqëruarve, mes tyre dhe pronari i pikës së makinave

Jam një nga të shoqëruarit që arrestohemi për ngjarje kriminale të ndodhura në aksin Elbasan-Peqin. Është e treta herë që në atë biznes policia e Shtetit na ka shoqëruar në lidhje me ngjarjet kriminale që ndodhin në Elbasan. Të shoqëruarr kemi qenë 5 unë u lirova, ndërkohë vijojnë të jenë të arrestuar tre nga familja Manahasa,  Artur Tosku. Dhe një tjetër emri i të cilit nuk më kujtohet. Të jesh në punën tënde dhe në biznesin tënd dhe të vijnë të të kontrollojnë me urdhër, kanë gjetur një armë që duket se është e vendosur nga konkurrentët.

Ishte një oficer policie që është gjynah të quhet i tillë më la thënë në emër, ti je Bujar Dervishi nga Lushnja. Është e qëllimshme nuk është hera e parë është hera e tretë. Jam shumë i sigurt që nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjet. Çdo gjë në atë biznes është me kamera, fatkeqësia më e madhe është që të mos bëjnë presion, dhe të mos nxisin. Pas  ngjarjes është një politikan i fshehur, por më mirë ai le të shikojë3 milionë eurot e Toyota Yaris. Arma është gjetur në sabrator, si mund të vendoset një armë aty dhe nëse do të kishin”, është shprehur një nga të shoqëruarit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!