Georgina Rodriguez është padyshim një ndër personazhet më të komentuar. Bukuroshja argjentinase u bën e njohur pas lidhjes së saj me futbollistin e famshëm, Cristiano Ronaldo. 26-vjeçarja është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh ndan foto mjaft provokative.
Por, gjithashtu bukuroshja i kushton një rëndësi të veçantë edhe familjes së saj. Së fundmi, ajo po shijon pushimet së bashku me Cristianon dhe fëmijët, ku nuk ka nguruar të ndajë fotografi me ndjekësit edhe në rrjete sociale.
Nga fotot e postuara duket qartë vëmendja e madhe që Georgina iu kushton vogelushëve, me të cilët kalon pjesën më të madhe të ditës, momente të cilat nuk nguron t’i ndajë me 19 milionë ndjekësit e saj në Instagram. /abcnews.al/
View this post on Instagram