“Një në tre emra të jetë grua”/ Ndryshimet e kodit mbërrijnë në Kuvend, pritet miratimi i dakordësisë PS-PD

schedule11:10 - 26 Korrik, 2024

schedule 11:10 - 26 Korrik, 2024

Në Parlament është depozituar nja amendament për projektin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor.

Gazetarja Fjona Xhafaj raporton për ABC News se shkresa është firmosur nga 26 deputete gra. Grupit te grave u është bashkuar edhe kryetaret e grupeve Bledi Çuçi dhe Gazment Bardhi.

Disa deputete gra kanë inicuar amendamentin për të garantuar kuotën zgjedhore dalëse duke përfshirë në amendament parashikimin që edhe në listat që do t’i nënshtrohen votimit parapëlqye të garantohet që në listën fituese 1 në 3 të jetë deputete grua!

Nisma është ndërmarrë nga deputetet Etilda Gjonaj dhe Dhurata Çupi, ku u bashkuan një sërë deputetesh gra nga të dy krahët politike.

Ashtu siç garantohet kuota 30% në hyrje si kandidate në lista ashtu të garantohet kuota gjinore edhe në listën finale.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!