Nuk do ta besoni, një në tre burra e kanë bërë këtë veprim pas shpinës së partneres së tyre

schedule19:25 - 6 Shtator, 2022

schedule 19:25 - 6 Shtator, 2022

Edhe në marrëdhëniet më të qëndrueshme, një partner mund të dëshirojë pak më shumë pavarësi.

Kjo mund të nënkuptojë se në një moment ai/ajo mund të veprojë pas shpinës së partneres/partnerit.

Jo domosdoshmërisht në mënyrë të keqe.

Me fjalë të tjera, nuk e kemi fjalën vetëm për pabesinë.

Sipas hulumtimeve të fundit, ekziston diçka që mashkulli në lidhje mund ta bëjë pa ia treguar partneres së tij.

Ndërsa pandemia i ka detyruar njerëzit të qëndrojnë më shumë në shtëpi gjatë dy viteve të fundit, shumë prej tyre i janë drejtuar projekteve të përmirësimit të shtëpisë për të krijuar mjedise më të mira për të punuar, për të ushtruar, për tu shkolluar apo thjesht për t’u çlodhur në rehati.

Drejtuesit e kompanisë HomeAdvisor, e cila ndërmerr punët e rinovimit, kanë konstatuar gjatë kësaj kohe se çiftet nuk janë gjithmonë të qartë me njëri-tjetrin për sa i përket përmirësimeve në hapësirën e tyre.

Konkretisht, ata pyetën 975 pronarë shtëpish dhe klientët e tyre që bënin riparime të vogla dhe përmirësime të shtëpisë.

Rezultatet treguan se 30% e të anketuarve morën një vendim për shtëpinë ose  për të kryer punë në të, pa e informuar partneren.

Hulumtimi gjithashtu tregoi se shumica e tyre ishin meshkuj.

Në fakt, 33% e meshkujve pranuan se bënin disa punë në shtëpi pa e diskutuar me partneren e tyre, ndryshe nga përqindja e femrave që ishte 25%.

Ndryshimet në hapësirë ​​dhe ndikimi i tyre në marrëdhënie

Nëse doni të dini se sa mirë mund të përballojë lidhja juaj stresin dhe tendosjen, provoni të bëni një rinovim ose një zhvendosje shtëpie. Në sondazhin e mësipërm, 7 nga 10 çifte e cilësuan atë një test shumë efektiv, ndërsa një në pesë e përshkruan procesin si “shumë stresues”.

Sipas këshilltarëve të martesës, psikologëve, avokatëve, por edhe arkitektëve, procesi i rinovimit mund të sjellë presion shtesë për një çift , pasi ndryshon jetën e tyre të përditshme. Për më tepër, nëse marrëdhënia është tashmë problematike, do t’i nxjerrë ato probleme në dritë.

“Marrëdhëniet që po luftonin përpara rinovimit do ta kenë të vështirë të mbajnë barrën e saj,” vuri në dukje Bruce A. Clemens, një avokat divorci nga Los Angeles në një raport të Los Angeles Times.

Çfarë mund të bëni për të shmangur stresin intensiv?

Psikologët dhe këshilltarët e martesës sugjerojnë katër  gjëra:

Komunikimi: Flisni me njëri-tjetrin dhe shprehni mendimet dhe nevojat tuaja.

Ndershmëria: Kur diskutoni, shmangni gënjeshtrat. Flisni në një mënyrë të qetë dhe të bukur, por mos e fshihni atë që ndjeni.

Ndani punët dhe përgjegjësitë sipas aftësive tuaja.

Diskutoni për financat: Mos prisni që paratë të bien nga qielli. Organizoni buxhetin tuaj që të jeni të dy të lumtur.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!