Një ndeshje si Teuta-Partizani, shpresë për tifozët

schedule17:18 - 10 Dhjetor, 2018

schedule 17:18 - 10 Dhjetor, 2018

Superliga ka probleme të shumta, por ndeshje si Teuta-Partizani mund të kthejnë tifozët në stadiume. Trajneri i njohur, Hysen Dedja, bën analizën e kampionatit, në intervistën për ABC News-in.

Në ndonjë moment, të jep edhe shpresë. Sezoni i ri i Superligës nuk është se po i lumturon tifozët, por gjithsesi, ndeshje të veçanta, mund të lavdërohen me zë të lartë. E tillë, Teuta-Partizani në Durrës, dhe pikërisht këtë veçon edhe trajneri me përvojë, Hysen Dedja, në analizën e tij të javës në kampionat. Dedja uron që shkallët e stadiumeve të mos mbeten më bosh.

Hysen Dedja, trajner futbolli: “Mendoj që takimi i Teutës me Partizanin i afroi sportdashësit, sidomos në Durrës që është shumë e vështirë të afrohen. Rritja e skuadrës këtë vit edhe me rezultat edhe me lojëra ka bërë që sportdashësit, mendoj që janë afruar, por të mos largohen.”

Në Durrës u luajt ndeshje pretendentësh, që Dedja i quan ekipet me lojën më të mirë në Superligë. Partizani duket se po shkon drejt titullit.

“Nuk është asgjë e sigurtë. Pavarësisht se shënjat Partizani deri në këto momente i ka që me të vërtetë është një pretendent serioz për fronin, por ka ndeshje shumë. Kampionati është mjaft i vështirë dhe suadrat që janë për mbijetesë, janë skuadra që dinë të luajnë futboll. Janë skuadra që në fushat e tyre është shumë e vështirë me marrë pikë.”

Gjithsesi, duket se ka një problem që po bëhet i frikshëm, ai i pagesave dhe i detyrimeve ndaj shtetit.

“Çdo fushë që është në futboll determinante është pagesa. Nëse nuk je korrekt me pagesat ajo skuadër nuk ka për të pasur ecurinë e saj normale. Unë që kur e lexova në fillime shtator-tetor që tek Luftëtari ka probleme me financat atëhere mendova që kjo skuadër do të ketë probleme dhe ashtu po më del. Po patën dhe skuadrat e tjera këto probleme është shumë e vështirë të ketë rezultat, cilësi, objektiv.”

Skënderbeu po paraqet dy pamje, i fortë kur luan me Partizanin, por shumë më i dobët ndaj Laçit, Teutës apo Kukësit.

“Demotivimin e tyre do të thosha për problemet që kanë me UEFA-n dhë CAS-in. Nuk kanë atë motivimin e 5-6 viteve të fundit. Atë që e kanë ndjekur nga afër më thanë që u dukte një tolerim.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!